Statistika e tmerrshme e Courtois: 11 pritje, 12 gola të pësuara këtë sezon

Thibaut Courtois është shembulli se ku nuk duhet shpenzuar.

Sport

20/10/2019 19:01

Portieri belg, i cili tashmë mbron ngjyrat e Real Madrid, po kalon në fazën më të keqe të karrierës së tij.

Courtois ka kaluar nga Chelsea tek Real Madrid, me transferimin që bënte bujë asokohe, por gjithçka po shkon mbrapsht për të, e si pasojë edhe për skuadrën e tij.

Belgu ka pësuar 12 gola gjatë këtij sezoni, kurse ka regjistruar vetëm 11 pritje, transmeton lajmi.net.

Përndryshe, ish anëtari i Chelsea ka pranuar 36 gola në 27 ndeshje të La Liga, duke treguar për një statistikë që askush nuk do donte ta kishte.

Mbetet të shihet nëse pas paraqitjeve të dobëta të tij, trajneri Zinedine Zidane do t’i jap mundësinë portierit Alphonse Areola. /Lajmi.net/