Spanja hap klubet e natës por nuk lejohet kërcimi
Autoritetet shtetërore spanjolle kanë marrë vendimin që të hapë klubet e diskotekat që nga java e ardhshme.

Fun
Por, për shkak të rregullave të distancimit social të nxitura nga koronavirusi, në këto hapësira nuk do të lejohet kërcimi, shkruan mediumi britanik The Sun, transmeton lajmi.net.
Këto hapësira tani do të përdoret për të vendosur tavolina që të ulen klientët.
Në ndërkohë Ministria e Shëndetësisë tek klubet e natës do të lejojë shfrytëzimin e vetëm 1/3 të hapësirave dhe të verandave.
Rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove, të cilët nga njëra anë prisnin hapjen totale. /Lajmi.net/