Spalletti shpallet trajneri më i mirë i muajit në Serie A

Skuadra e Napolit e ka nisur në mënyrë perfekte edicionin e ri.

Sport

01/10/2021 15:32

Napoli i drejtuar nga Luciano Spalletti po shkëlqen këtë sezon në Serie A, transmeton lajmi.net.

‘Napolitanët’ pas gjashtë xhirove të para kanë bilanck perfekt prej gjashtë fitoreve dhe mbajnë vendin e parë me 18 pikë.

Sigurisht që njëri ndër më meritorët për këto suksese është edhe trajneri Spalletti që ka ringjallur ekipin që me ardhjen e tij po luan shumë më mirë.

Spalletti është shpallur trajneri më i mirë i muajit shtator në Serie A, falë serisë perfekte me Napolin ku nuk njeh humbje.

Napolin të dielën e pret një punë e vështirë pasi do të përballen me Fiorentinën si mysafirë. /Lajmi.net/