Spalletti afër të bëhet trajner i Napolit

Janë rritur raportimet se trajneri Luciano Spalletti është favoriti për të marrë drejtimin e Napolit, me Max Allegrin që ka vendosur të zgjedhë mes Juventusit ose Real Madridit.

Sport

26/05/2021 15:09

Presidenti Aurelio de Laurentiis konfirmon se është në kërkim të një djali italian për të zëvendësuar Gennaro Gattuson, transmeton lajmi.net.

Allegri ishte zgjedhja e parë për ADL, por mesa duket ky është i interesuar për Real Madridin ose rikthimin te Juventus.

Sipas Sky Sport Italia, Napoli është në negociata me Spallettin, i cili thuhet se do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezon.

Spalletti nuk ka qenë në stolin e ndonjë skuadre që nga Interi, ku u zëvendësua nga Antonio Conte para dy viteve.

Kontrata e Spallettit me Interin mbetet aktive deri me 30 qershor dhe është paguar për dy edicione duke qëndruar në shtëpi.

Alternativë tjetër është Simeone Inzaghi, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë./Lajmi.net/