Sot nis xhiroja e pestë e Superligës, kryendeshja Ballkani – Llapi

Sot do të luhet dy ndeshje në kuadër të xhiros së pestë.

Sport

18/09/2021 08:13

Ballkani e pret në shtëpi Llapin ga ora 16:00 në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante, shkruan lajmi.net.

Ballkani që ka tetë pikë pas katër xhirove të para synon të marr tre pikë sot në mënyrë që të ngjitet në kreun e tabelës që është edhe objektivi i tyre këtë edicion.

Në anën tjetër ‘llapjanët’ nuk janë në situatë aspak të mirë pasi kanë vetëm dy pikë dhe kërkojnë këndelljen nga kjo xhiro.

Duel shumë interesant pritet edhe mes Malishevës dhe Feronikelit që poashtu luhet nga ora 16:00.

‘Malishevasit’, janë në një formë të mirë dhe gjenden në pozitën e katër me shtatë pikë momentalisht, dhe synojnë që të vazhdojnë me rezultate pozitive.

‘Nikli’ është poashtu në një formë solide dhe ka gjashtë pikë në vendin e pestë, pritet një përballje interesante pasi të dyja skuadrat kërkojnë pikët e plota.

Këto janë të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës. /Lajmi.net/