Sorensen nesër në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë nesër Prishtinën. Në këtë vizitë të tij, ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Takimin e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës. “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog,…

Lajme

13/01/2026 18:33

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë nesër Prishtinën.

Në këtë vizitë të tij, ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Takimin e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen”, ka njoftuar ZPRK. 

Sipas raportimeve në media, Sorensen gjatë ksaj vizite do të takoj edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe liderët e partive politike në vend.

Kjo do të jetë vizita e parë e Peter Sorensenit që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Vizita në Prishtinë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një kohë kur në Bruksel ka pritje që, pas formimit të qeverisë së re, procesi i dialogut të rifillojë me intensitet të shtuar.

Sorensen pritet që pas Prishtinës, të vizitoj edhe Beogradin. /Lajmi.net/