Sorensen në Beograd, flet me Djuric për “ringjalljen” e dialogut
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensën ka qëndruar të premten në Beograd, atje ku raportohet se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Djuric. Sipas“N1”, në takim është diskutuar rreth planeve për “ringjalljen” e një dialogu produktiv të nivelit teknik mes dy palëve, si dhe për temat që mund të përfshihen në…

Lajme
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensën ka qëndruar të premten në Beograd, atje ku raportohet se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Djuric.
Sipas“N1”, në takim është diskutuar rreth planeve për “ringjalljen” e një dialogu produktiv të nivelit teknik mes dy palëve, si dhe për temat që mund të përfshihen në diskutimet e ardhshme.
Emisari i BE-së të enjten qëndroi në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin në largim, Besnik Bislimi.
Sorensen shkurt para mediave u shpreh se vizita e tij ka qenë “pjesë e zakonshme e misionit” dhe se të tilla priten edhe në të ardhmen.
Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se nga Prishtina do të shkojë në Beograd, duke përfunduar me fjalët “kaq për tani”.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani” – ka thënë ai.