Sonte zbulohet fituesi i Topit të Artë për vitin 2021, kush do ta fitojë?

Çmimi individual më prestigjioz në futbollin botëror 'Topi i Artë' do të shpërndahet më 29 nëntor, sonte në Paris.

Sport

29/11/2021 10:02

Pasi u anulua në vitin 2020, Topi i Artë është rikthyer, me të mëdhenjtë dhe të mirët e botës së futbollit përsëri duke parë nderin më të madh individual që loja mund të ofrojë.

Të nominuarit për çmimin e vitit 2021 janë shpallur, me 29 lojtarë që i bashkohen fituesit të vitit 2019 Lionel Messi në listën e ngushtë.

Si është procesi i përzgjedhjes për Topin e Artë?

Revista franceze ‘France Football’ fillimisht zgjedh 30 kandidatët për çmimin dhe më pas vjen një votim mes 180 gazetarëve të përzgjedhur, të cilët përzgjedhin pesë lojtarë nga ai grup.

Më pas 50 gazetarë specialistë votojnë për lojtarin më të mirë në botë duke përdorur një sistem pikësh që konsiston në dhënien e secilit lojtar nga gjashtë, katër, tre, dy ose një pikë(a).

Çfarë duhet të bëni për të fituar një Top të Artë?

Kriteret për të fituar një Top të Artë mbulojnë një sërë gjërash. Natyrisht, niveli i performancës së lojtarit gjatë gjithë sezonit njihet, me statistika të tilla si golat e shënuar, asistimet e ofruara, performanca e skuadrës së lojtarit dhe lidershipi i treguar.

Trofetë e fituara nga lojtari gjithashtu merren parasysh, si dhe rëndësia e trofeve të përmendura, dhe fitorja e Kupës së Amerikës me Argjentinën mund t’i kthejë gjërat në favor të Messit këtë vit, ndërsa imazhi i lojtarit brenda dhe jashtë fushës gjithashtu merret parasysh.

Por, kush do ta fitojë? 

Është një garë direkte me Lionel Messit dhe Robert Lewandowski që pritet të zënë dy vendet e para, me sulmuesin tjetër Karim Benzema që pritet të përfundojë i treti.

Lionel Messi sidoqoftë konisderohet favoriti për ta fituar sonte çmimin prestigjioz, pasi mori avantazhin kur triumfoi në Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Pavarësisht se Lewandowski prin me një numër të lartë të golave nga çdokush tjetër për këtë vit, duket se nuk do të ketë gëzim as këtë herë për sulmuesin polak, pasi e lanë të zhgënjyer vitin e kaluar kur u vendos që të mos jepej çmimi për vitin 2020 në të cilin vit Lewandowski konsiderohej i padiskutueshëm për ta fituar çmimin.

Statistikat e tre favoritëve për çmimin: 

Messi në 2021: 41 gola, 17 asistime. Fitoi Copa America & Copa del Rey.

Lewandowski në 2021: 64 gola, 10 asiste. Fitoi Bundesliga, Club World Cup & DFL-Supercup.

Benzema në 2021: 43 gola, 14 asiste. Fitoi UEFA Nations League.

Top 5-shen pritet të mbyllin mesfushori i Chelseas, Jorginho, dhe sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe.

Historiku i Topit të Artë

Një triumf potencial i Lionel Messit sonte, do ta shihte atë që të fitojë trofeun e shtatë të Topit të Artë, duke u shkëputur nga Cristiano Ronaldo i cili ka pesë.

Messi kryeson me gjashtë herë fitues i Topit të Artë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019), teksa pesë herë ka përfunduar i dyti (2008, 2013, 2014, 2016, 2017) dhe një herë i treti (2007).

Pas Messi, Ronaldo pasohet i dyti që ka fituar më së shumti çmimin prestigjiioz, me pesë herë (2008, 2013, 2014, 2016, 2017), teksa i dyti kishte përfunduar gjashtë herë (2007, 2009, 2011, 2012, 2015, 2018) dhe i treti një herë (2019).

Pas Messit e Ronaldos, janë tre ish-futbollistë legjendarë që kanë fituar më shumë herë çmimin, me nga tre herë secili.

Michel Platiini 3 (1983, 1984, 1985)

Johan Cruyff 3 (1971, 1973, 1974)

Marco van Basten 3 (1988, 1989, 1992)

Ora dhe vendi

Ceremonia do të fillojë nga ora 20:00 në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris.