Sonte luhet ndeshje speciale në ‘Allianz Arena’

‘Allianz Arena’ do të ketë sonte një ndeshje speciale.

Sport

21/02/2020 18:00

Në kuadër të Bundesliga, Bayern Muncih do të përballet sonte me skuadrën e Paderborn 07.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshja numër 250 që luhet në ‘Allianz Arena’, në kuadër të Bundesligas, përcjell lajmi.net.

Bavarezët kanë një rekord fenomenal në shtëpinë e tyre në ndeshjet e luajtura në kampionatin elitar të futbollit gjerman.

Bayern numëron 193 fitore, 36 barazime si dhe 20 humbje, në këto 249 ndeshje të luajtura.

Kampionët e Bundesliga kanë shënuar 687 gola dhe kanë pësuar vetëm 179 para tifozëve të tyre.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i bavarezëve në përballjen numër 250 në ‘Allianz Arena’. /Lajmi.net/