Son me zemër të thyer pas lëndimit të Gomes – fiku telefonin dhe shkoi në shtëpi tek prindërit

Heung Min Son e ka përjetuar shumë rëndë dëmtimin e Andre Gomes.

Sport

04/11/2019 13:29

Gomes ka thyer këmbën mbrëmë gjatë ndeshjes Everton – Tottenham, pas një dueli me Son dhe Aurier.

Pas kësaj fatkeqësie, Son duket sikur ka marrë gjithë barrën e fajit mbi vete – lojtari dukej i shkatërruar menjëherë pasi pa portugezin të shtrirë në tokë.

Por, mërzia e jug-koreanit nuk ndalet aty. Son vazhdon të jetë i lënduar shpirtërisht edhe sot.

‘The Sun’ shkruan se anëtari i Tottenham është me zemër të thyer. Ai ka fikur telefonin dhe ka shkuar në shtëpi, tek prindërit e ti, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk ka pasur dëshirë që të qëndrojë me askënd pas dëmtimit horror të Andre Gomes.

Njëjtë i thyer kishte mbetur edhe Aurier. Lojtari u zëvendësua nga Mauricio Pochettino, pasi trajneri pa se mbrojtësi i krahut ishte i shkatërruar. /Lajmi.net/