Solskjaer shpjegon pse Cavani nuk është në skuadër për ndeshjen me PSG

Edinson Cavani nuk ishte në listën e lojtarëve të Manchester United për ndeshjen kundër PSG, dhe kjo i befasoi disa nga tifozët.

Sport

20/10/2020 08:49

Uruguaiani mund të përballej me ish-klubin e tij nga ku u largua në qershor, megjithatë Solskjaer vendosi që ai të qëndrojë jashtë skuadrës për këtë duel. Norvegjezi shpjegoi vendimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Ne dëshironim që ai të ishte me ne për këtë ndeshje, por Edinson nuk ka luajtur një ndeshje për një kohë të gjatë. Mendoj se është më mirë të vazhdojë stërvitjen për t’u përgatitur më mirë. Ai e di se çfarë dëshiron, por për momentin nuk është gati të interpretojë”, shpjegoi tekniku norvegjez.

Solskjaer nuk do të llogarisë në Maguire, Greenwood, Lingard dhe Bailly për ndeshjen kundër PSG, që zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Lajmi.net/