Skautët e Man City në Romë – ndjekin nga afër Tonalin

Manchester City ka dërguar skautët e vet në Romë, për të ndjekur nga afër talentin italian.

Sport

24/11/2019 15:01

Përfaqësuesit e ‘Citizens’ do të përcjellin Sandro Tonalin e Brescia, i cili konsiderohet si ‘Pirlo i ri’.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, përfaqësuesit e kampionëve të Premierligës pritet të jenë prezent në ‘Stadio Olimpico’ këtë pasdite, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit thuhet të jetë arsyeja, pasi ai po tregon paraqitje të mira edhe në Serie A, pasi ndihmoi Brescian që të promovohet.

Lojtari ka shënuar një gol dhe ka shtuar dy asistime, në 11 ndeshje të Serie A, por gjithashtu edhe ka pasur tri paraqitje me Kombëtaren e Italisë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë paraqitja e lojtarit sot, në sytë e përfaqësuesve të Manchester City. /Lajmi.net/