Veton Berisha largohet nga pozita e kryetarit të PLE-së, merr titullin “Kryetar Nderi”

Në Gjakovë është mbajtur Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ku në krye të partisë është zgjedhur Artan Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur Veton Berisha, i cili përmes një postimi ka njoftuar se delegatët kanë zgjedhur kryetarin e ri dhe kanë miratuar strukturat e reja drejtuese të partisë.   Berisha…

Lajme

27/09/2026 21:17

Në Gjakovë është mbajtur Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ku në krye të partisë është zgjedhur Artan Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur Veton Berisha, i cili përmes një postimi ka njoftuar se delegatët kanë zgjedhur kryetarin e ri dhe kanë miratuar strukturat e reja drejtuese të partisë.

 

Berisha ka marrë nga delegatët titullin “Kryetar Nderi”, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e tij në PLE si zëvendëskryetar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Sot e mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime politike”, ka shkruar Berisha, duke thënë se PLE-në po e lë më të fuqishme, më të organizuar dhe më të konsoliduar.

Ai ka theksuar se ky nuk është fundi i rrugëtimit të tij me partinë, por një kapitull i ri në angazhimin e tij për komunitetin egjiptian, Kosovën dhe PLE-në.