Skandal: Tifozët kroatë lëndojnë me fishekzjarre një punonjës të stadiumit (Foto)

Përveç kësaj, nga hedhja e fishekzjarrëve ka pësuar edhe një punonjës i stadiumit, shkruan lajmi.net.

Sport

17/06/2016 20:41

Tifozët kroatë kanë bërë që për herë të parë një ndeshje në evropian të ndërpritet për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.

Përveç kësaj, nga hedhja e fishekzjarrëve ka pësuar edhe një punonjës i stadiumit, shkruan lajmi.net.

Pas këtij akti, policia ka ndërhyrë në atë pjesë dhe i ka larguar tifozët. Kjo është cilësuar si skandal nga të gjitha mediat.

Nuk dihet nëse UEFA do të ndërmarr masa disiplinore ndaj Kombëtares kroate.

Kroaci e lëshoi nga duart fitoren në barazimin 2:2 me Republikën Çeke. /Lajmi.net/