Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, ndalohet shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin nga RMV në Kosovë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. “Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi…

Lajme

26/04/2026 09:09

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin nga RMV në Kosovë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.