Breshëri plumbash në mesnatë: Të shtëna ndaj një autosalloni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Një incident i rëndë me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të 25 prillit, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një autosalloni. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20–00:25. Të dyshuarit, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, dyshohet…
Lajme
Një incident i rëndë me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të 25 prillit, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një autosalloni.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20–00:25. Të dyshuarit, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, dyshohet se lëviznin me motoçikletë kur hapën zjarr ndaj objektit.
Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura si dhe katër xhama të autosallonit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmeve materiale ende nuk është përcaktuar.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë sekuestruar 16 gëzhoja, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në kuadër të hetimeve.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve. /Lajmi.net//