Skandal pas skandali: Thirrjet “Kosova është Serbi” nuk mungojnë as në takimin Zvezda – Young Boys në Champions

Tifozët famëkeq të Crvena Zvezdës kanë prodhuar një tjetër skandal në lidhje me shtetin e Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Zvezdës dhe Young Boys, tifozët serbë kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, njofton B92, transmeton lajmi.net. Thirrjet dhe brohoritjet skandaloze të tifozëve serbë nisën nga momenti kur futbollistët e ekipit zviceran zbritën në…

Sport

04/10/2023 22:27

Tifozët famëkeq të Crvena Zvezdës kanë prodhuar një tjetër skandal në lidhje me shtetin e Kosovës.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Zvezdës dhe Young Boys, tifozët serbë kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, njofton B92, transmeton lajmi.net.

Thirrjet dhe brohoritjet skandaloze të tifozëve serbë nisën nga momenti kur futbollistët e ekipit zviceran zbritën në fushë për ngrohje pak para ndeshjes.

Skandali tjetër ishte edhe për shkak të brohoritjes “UEFA Mafia” nga po të njëjtit tifozë.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet e publikuara nga mediumi serb B92 e cila raportoi për ngjarjen./Lajmi.net/