S’ka fitues në “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Liverpooli pajtohen me nga një pikë
Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në elitën e futbollit anglez. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër u mbyll me rezultatin që edhe nisi, 0:0, shkruan lajmi.net. “Blutë” e Londrës në fakt realizuan dy herë në portën e “Të Kuqve”, por në të dyja rastet…
Sport
Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër u mbyll me rezultatin që edhe nisi, 0:0, shkruan lajmi.net.
“Blutë” e Londrës në fakt realizuan dy herë në portën e “Të Kuqve”, por në të dyja rastet golat u anuluan pas rishikimit me VAR.
Fillimisht, James dërgoi topin në rrjetë në minutën e 26-të, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kai Havertz shënoi golin tjetër për Chelsean, por që VAR-i intervenoi sërish për ta anuluar, veçse tani për prekje të topit me dorë paraprakisht.
Chelsea me këtë pikë mbetet në vendin e 11-të me 39 pikë.
Liverpooli ka 43 pikë dhe zë vendin e tetë në Premierligën angleze./Lajmi.net/