Situata me ujin, IKSHP tregon zonat ku s’pihet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm në vend, derisa bën të ditur se po vazhdon ta monitorojë situatën për ujin. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, IKSHP ka publikuar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije. Rajoni i Prishtinës:…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm në vend, derisa bën të ditur se po vazhdon ta monitorojë situatën për ujin.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, IKSHP ka publikuar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Prishtinës: Fabrika për trajtimin e ujit Badoc, Vragoli.
Rajoni i Gjilanit: Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës: Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës: Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Dhe Rajoni i Prizrenit në Malishevë.