Singapori zgjidhet qyteti më i shtrenjtë në botë

Singapori tre vite me radhë shpallet qyteti më i shtrenjtë në botë.

Bota

10/03/2016 17:35

Ky është viti i tretë me radhë që Singapori merr vendin e parë në renditjen e qyteteve të cilën e bën kompania Economist Intelligence Unit.

Sipas studimit të EIU-së pozitën e dytë e ndajnë Cyrihu dhe Hong Kongu. Singapori është për 2.7 herë më i shtrenjtë se New York-u kur janë në pyetje çmimi i automobilave, shpenzimi i transportit dhe veshmbathja.

Cyrihun dhe Hong Kongun i përcjell Gjeneva, më pas kryeqendra franceze Parisi, e cila gjendet në vendin e katërt.