Simeone ka një lajm të keq për Barcelonën

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka dëshpëruar tifozët e Barcelonës.

Sport

17/05/2018 07:15

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Antoine Griezmann do ta ketë më të lehtë vazhdimin e qëndrimit në klub, pas triumfit në Europa League.

Barcelona ka shfaqur interesim për blerjen e sulmuesit francez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Simeone beson se tani ekzistojnë rrethana që mund të përcillen me qëndrimin e Griezmannit në Wanda Metropolitano, përcjell “lajmi.net”.

“Këto janë situata që e afrojnë Griezmannin tek qëndrimi i mëtutjeshëm në Atletico Madrid”, deklaroi Simeone pas finales në Europa League ndaj Olympique Marseille. /Lajmi.net/