Sigal Prishtina fiton me rikthim

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë ne FIBA Europe Cup.

Sport

04/11/2015 21:04

Sigali e ka mposhtur Astanan me rezultat 75-73, duke u rikthyer nga disavantazhi i pjesës së parë.

Mysafirët ishin më të mirë në dy periudhat e para, të cilat i fituan 20-17 dhe 20-18.

Mirëpo kryeqytetasit e përmbysën rezultatin në çerekun e tretë dhe të katërt, të cilët i fituan 16-12 dhe 24-21.

Ishte kjo fitorja e parë e Sigal Prishtinës në Europe Cup, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Energia.