Si u zbulua rrëmbimi i dy shqiptarëve të Maqedonisë përmes një videoje, policia jep detaje
Një raportim për rrëmbim të dy personave u bë gjatë ditës së sotme në kuadër të rajonit të Gjilanit.

Lajme
Policia e Kosovës në këtë rajon kanë bërë të ditur se në mëngjes ankuesi shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se një person i panjohur i kishte dërguar një video në telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) poashtu shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe i kishte thënë se ata po i mbanin në një objekt e ku shiheshin të lidhur.
Në të njëjtin vend po shihej edhe një femër.
“Pas pranimit të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve Rajonale dhe stacionit Policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe te dyshuarit”, njoftoi policia.
Në fshatin Stanishor komuna Novobërda janë hasur dhe arrestuar pesë të dyshimtë. Njëra nga ta është femër M.I. 1990 Prishtinë, ndërsa 2 prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, V. K. (1978) dhe B.N.(1991). Tjetër person i arrestuar është edhe F.S. me banim në Drenasi (1991) dhe V.K. (.1989) .
Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës:
- 3 armë (revole) nga të cilat 2 revole zyrtare.
- Dy palë pranga të plastikës
- Dy vetura pron e të dyshimtëve
- Dhe prova të tjera materiale./Lajmi.net/