Ky është njëri nga policët e përfshirë në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, për veprën penale të rrëmbimit, e dy prej tyre janë zyrtarë policorë.

Lajme

17/02/2021 20:33

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se të njëjtit dyshohet se në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës rrëmbyen dy shtetas të Maqedonisë me qëllim të përfitimit material dhe të njëjtit  i mbajtën në një villë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit prej zyrtarëve policorë është Visar Kërqeli.

Kërqeli edhe më parë pati pasur probleme me hetuesin, por që së fundi ishte rikthyer në pozitën e zyrtarit policorë.

Kërqeli kishte një proces gjyqësor bashkë me 10 pjesëtarë të tjerë të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës asokohe e njohur si (ROSU), të cilët akuzoheshin se në vitin 2013 kishin keqtrajtuar shoqëruesit e Aleksandar Vulinit në Kosovë.

Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Visar Kërqeli, zyrtarë policorë nga Komuna e Gjilanit.

Pasi që procesi gjyqësorë kishte përfunduar dhe i njëjti ishte liruar nga akuza ai u kthye në Policinë e Kosovës.

Së fundi madje i njëjti shpesh herë është parë edhe si shoqërues i një prej repereve kosovare, e njohur si Tayna.Lajmi.net/

Dy zyrtarë policorë të Gjilanit të përfshirë në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas