Si të kujdeseni për bebet gjatë kohës që jeni në plazh?

Ekspertja e biokozmetikës shpjegoi se hidratimi dhe mbrojtja ndaj diellit janë hapat më të rëndësishëm.

Lifestyle

25/07/2021 09:42

Një kujdes i shtuar kur jeni me pushime, duhet të tregoni ndaj fëmijës sidomos të bebeve, shrkuan Living.

Anxhela Panxhi ishte e ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit”  ku ndau disa këshilla për prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët nga dielli në plazh, transmeton lajmi.net.

Ekspertja e biokozmetikës shpjegoi se hidratimi dhe mbrojtja ndaj diellit janë hapat më të rëndësishëm.

Duhet të shmanget ekspozimi ndaj diellit pas orës 10 deri në orën 5 pasdite. Përsa i përket specifikës së kremrave, ajo tha se për bebet duhet të jenë produkte që përmbajnë elementë të pranueshëm për lëkurën e tyre.

“Për mbrojtjen ndaj diellit duhet një kombinim i disa metodave. Kapelja nuk duhet larguar nëse qëndron pas orës 10 paradite. Fëmija e ndjen shumë djersitjen dhe duhet ta lagim lëkurën e tij shumë shpesh. Duhet të zgjedhim një vend sa më pranë detit sepse është më e lehtë të dalësh me fëmijën herët në mëngjes për të marrë jodin e detit.“, tha ajo.  /Lajmi.net/