Rasti i binjakëve të lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme, bën xhiron e botës

Lifestyle

06/01/2022 11:57

Bebushat binjakë nga California lindën 15 minuta njëri pas tjetrit, por nuk do të ndajnë të njëjtën ditëlindje dhe as të njëjtin vit. 

Nëna e tyre mbërriti në spital në prag të mesnatës së 1 janarit, por bebushi i parë lindi në 11:45 të 31 dhjetorit, kurse motra e tij sapo kishte mbërritur 1 janari i 2022-shit.

“Më duket e pabesueshme që janë binjakë dhe do të kenë ditëlindje të ndryshme. U surprizova dhe isha e lumtur në të njëjtën kohë kur ajo mbërriti në spital në mesnatë.”- u shpreh gjyshja e vogëlushëve.

Fotot e para të binjakëve kanë bërë xhiron e botës, duke qenë se ka shumë pak shanse në botë që fëmijëve binjakë t’i ndoshë si rasti në fjalë.

Edhe nga mjekët e spitalit lindja e tyre në orë, data, muaj dhe vite të ndryshme, është konsideruar si diçka e rrallë, që mund të ndodhë në tek 1 prej 2 milionë rastesh.

Burimi: The Guardian