3 këshilla si ta nisni ditën mbarë – Shumë më e thjeshtë se sa mendoni

Lifestyle

13/12/2021 16:48

Të filloni ditën e re me “ritmin e duhur” është hapi i parë për të qenë aktivë dhe në formë gjatë gjithë ditës.

Mjaftojnë pak hapa të thjeshtë, por konkretë për ta filluar ditën menjëherë në maksimumin e aftësive, duke marrë rezultate të shkëlqyera ditë pas dite dhe pa ndjerë çdo darkë lodhjen kur ktheheni nga puna, shkruan Revista Psikologji.

  1. Përdorni dy alarme ore

Ky është ndoshta koncepti më i rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë për të mos e ndjerë lodhjen mbi supe gjatë gjithë ditës. Bëhet fjalë për një teknikë shumë të thjeshtë, por efikase njëkohësisht. Mund të përdorni alarmin e celularit, transmeton lajmi.net.

Për shembull, nëse duhet të zgjoheni në orën 8, sepse më 9 filloni punën, vendosni njërin alarm në orën 7:30, në mënyrë që të zgjoheni 30 minuta më parë. Duke bërë kështu mund të qëndroni zgjuar nën shtroje, edhe për gjysmë ore. Cilat janë rezultatet e kësaj teknike?

E thjeshtë: do të zgjoheni më herët se zakonisht dhe mund të jeni “koshientë” në shtratin tuaj edhe për 30 minuta të tjera, duke evituar të qëndroni “edhe pesë minuta” në shtrat para se të çoheni. 30 minuta janë më mirë se 5, apo jo?

  1. Pini kafen e mëngjesit

Bëhet fjalë për një pije që 90% e lexuesve e pi rregullisht. Duke ia bashkuar këtë teknikë asaj më sipër, mund të jenë një nisje perfekte e ditës që në mëngjes. Mundohuni ta evitoni kafen gjatë orëve të pasdites, pasi ndikon në pagjumësi. Veç kësaj, është thelbësore që kafja të jetë e nxehtë kur ta pini. Efekti i kafeinës zgjat rreth 6 orë, edhe pse kjo kohë varion nga njëri person tek tjetri.

  1. Lexoni, lexoni, lexoni

Bëhet fjalë për një aktivitet që duhet ta bëni çdo mëngjes, ndoshta sapo jeni zgjuar dhe shijoni kafen. Duke bërë kështu do të filloni “të ndizni motorët” e trurit. Nuk këshillohet të lexoni romane apo tregime, pasi vënë në punë shumë pak pjesë të trurit. Lexoni gazetën ose tekste me përmbajtje shkencore apo teknike apo një libër me tematikë mbi mirëqenien. /Lajmi.net/