Shtyrja dhe fyerjet ndaj gjyqtarit, sulmuesi problematik serb pezullohet për tetë ndeshje në Angli

Sulmuesi serb i Fulhamit, Aleksandër Mitroviq është dënuar për shtyrjen ndaj gjyqtarit, Chris Kavanagh, në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United në stadiumin “Old Trafford”, pak kohë më parë, raportojnë mediat angleze. Mitroviq është pezulluar për tetë ndeshje pasi shtyu gjyqtarin anglez, për çka u ndëshkua me karton të kuq, përcjell lajmi.net. Zakonisht në…

Sport

04/04/2023 16:57

Sulmuesi serb i Fulhamit, Aleksandër Mitroviq është dënuar për shtyrjen ndaj gjyqtarit, Chris Kavanagh, në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United në stadiumin “Old Trafford”, pak kohë më parë, raportojnë mediat angleze.

Mitroviq është pezulluar për tetë ndeshje pasi shtyu gjyqtarin anglez, për çka u ndëshkua me karton të kuq, përcjell lajmi.net.

Zakonisht në këto raste një karton i kuq e lë jashtë fushave futbollistin me dy ndeshje.

Megjithatë FA e ka bërë të qartë se ata po ndjekin dënimin e mëtejshëm për Mitroviqin, pasi ky i fundit kishte fyer gjatë daljes së tij nga fusha.

Përveç Mitroviqit, me dy ndeshje pezullim është dënuar edhe trajneri i Fulhamit, Marco Silva.

Ky i fundit u dënua edhe me 40 mijë funte gjobë./Lajmi.net/