Shtyhet për datën 2 maj eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë për datën 2 maj eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Ky eksplodim do të bëhet nga ora 09:00-13:00. Masat që duhet të respektohen: – Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes. – Brenda…

Lajme

29/04/2025 23:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë për datën 2 maj eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Ky eksplodim do të bëhet nga ora 09:00-13:00.

Masat që duhet të respektohen:

– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.

– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:

– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.