VV i bie pishman për lojërat e bëra, del me vendim që të votoj Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, ku është marrë vendimi që në vazhdimin e seancës konstituive të ditës së nesëm, e caktuar për orën 10:00, deputetët e këtij subjekti të votojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. K ky hap…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, ku është marrë vendimi që në vazhdimin e seancës konstituive të ditës së nesëm, e caktuar për orën 10:00, deputetët e këtij subjekti të votojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
K ky hap vjen pas konstatimit se vendi ndodhet në momente vendimtare për të siguruar stabilitet institucional dhe për të shmangur një palë zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet, duke u cilësuar si të panevojshme për qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e shtetit, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të partisë, ndonëse në të kaluarën subjekti fitues u desh të ndryshonte katër herë emrin e kandidatit për kryetar kuvendi për të zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese — duke kaluar nga Albulena Haxhiu te Donika Gërvalla, Hekuran Murati, e deri te zgjedhja e Dimal Bashës më 26 gusht — kësaj radhe LVV ka vendosur të mos kushtëzojë procesin.
Kryesia e LVV-së ka theksuar se do t’i votojë Çitakun dhe Shalën edhe pa pasur nevojë për ndryshim emrash, duke shpresuar që ky akt i vullnetit të mirë të reflektojë te opozita me konstruktivitet, sidomos në fazën e ardhshme kur do të votohet për presidentin e vendit, qoftë përmes votës pro apo kundër, për të mos dërguar sërish institucionet drejt bllokadës dhe zgjedhjeve të reja.