Moti për të dielën

Kosova do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara këtë të diel, pa reshje të theksuara shiu, duke ofruar kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 22 deri në 24…

Lajme

12/09/2026 23:50

Kosova do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara këtë të diel, pa reshje të theksuara shiu, duke ofruar kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 22 deri në 24 gradë Celsius.

Për sa i përket erës, ajo do të fryjë lehtë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./lajmi.net/