Shtatë gazetarë të Klan Kosovës japin dorëheqje, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë: U kërkuan punë shtesë pa pagesë

Shtatë gazetarë të portalit Klan Kosova, kanë dhënë dorëheqje sot nga puna e tyre. Ky vendim sipas njërës nga gazetareve, Genita Ukës ka ardhur si pasojë e mospërfilljes së kërkesës së tyre për kompensim shtesë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbulimin dhe raportimin e formatit Big Brother VIP Kosova. Ata sipas Ukës, kanë…

Lajme

27/10/2026 20:23

Shtatë gazetarë të portalit Klan Kosova, kanë dhënë dorëheqje sot nga puna e tyre.

Ky vendim sipas njërës nga gazetareve, Genita Ukës ka ardhur si pasojë e mospërfilljes së kërkesës së tyre për kompensim shtesë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbulimin dhe raportimin e formatit Big Brother VIP Kosova.

Ata sipas Ukës, kanë kërkuar që puna shtesë të vlerësohet dhe të kompensohet në mënyrë të drejtë.

“Unë, Genita Ukaj, tashmë në prag të muajit të pestë të shtatzënisë, u detyrova që në këtë periudhë kaq të ndjeshme të jetës sime të largohem dhe të mbetem e papunë, për të mos lejuar që dinjiteti im të shkelet. Bashkë me mua, këtë qëndrim e mbajtën edhe kolegët e mi, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gerbeshi dhe Endrit Krasniqi. Shtatë gazetarë të portalit u detyruam të largohemi nga Klan Kosova, sepse nuk pranuam që angazhimi ynë të shtohej pa një vlerësim dhe kompensim të drejtë”, ka shkruar Uka.

Ajo ka thënë se qëndrimin e tyre e kanë shprehur udhëheqëses së portalit shumë javë më parë.

“Megjithatë, shqetësimet tona nuk u morën parasysh, ashtu siç, fatkeqësisht, nuk u morën parasysh as shumë kërkesa të tjera të ngritura më herët. Ne nuk pranuam! Nuk pranuam të heshtim përballë asaj që e konsiderojmë të padrejtë. Nuk pranuam që zëri ynë të shpërfillet, kërkesat tona të injorohen dhe puna dhe presioni të shtohen pa u vlerësuar dhe pa u kompenzuar! Dinjiteti ynë nuk është i negociueshëm!”, ka njoftuar Uka. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: