Albulena Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskuton për bashkëpunimin ndërkufitar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është takuar me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet komunave të të dyja vendeve. Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua shërbimeve komunale, mundësive për shkollim dhe punësim të të rinjve në vendlindje,…

Lajme

27/10/2026 20:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është takuar me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet komunave të të dyja vendeve.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua shërbimeve komunale, mundësive për shkollim dhe punësim të të rinjve në vendlindje, si dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare.

Haxhiu theksoi rëndësinë e krijimit të më shumë mundësive për takime mes të rinjve nga të dyja vendet, përmes shkollave dhe organizatave kulturore.

Ajo rikujtoi gjithashtu lidhjet e ngushta mes shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas saj, dëshmohen edhe nga lëvizjet e studentëve ndërmjet universiteteve në Prishtinë dhe Tetovë, si dhe nga lidhjet familjare përtej kufirit.

Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut u ofruan familjeve të dëbuara me dhunë nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.

Ajo theksoi se këto lidhje janë ndërtuar ndër breza dhe se institucionet kanë përgjegjësi t’i ruajnë e t’i forcojnë ato përmes bashkëpunimit konkret.