Ganimete Musliu: Deputetët e VV-së kundërshtuan raportimin e drejtorit të Policisë për rastin e Arlinda Zekajt
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër kërkesës së saj që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet për raportim në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Përmes një postimi, Musliu ka bërë të…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër kërkesës së saj që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet për raportim në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.
Përmes një postimi, Musliu ka bërë të ditur se kishte kërkuar që Hoxha të raportojë javën e ardhshme në komision, për të sqaruar veprimet e Policisë lidhur me rastin.
Ajo ka ngritur shqetësime për faktin se, sipas saj, viktima kishte denoncuar kanosjet në Polici pak orë para se të vritej.
Musliu ka theksuar se kërkesa e saj nuk kishte për qëllim paragjykimin e askujt, por kërkimin e llogaridhënies institucionale dhe sqarimin e veprimeve të Policisë.
“Llogaridhënia nuk është ndërhyrje në hetime. Është përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka kërkuar që institucionet të japin përgjigje për rastin, duke theksuar se duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.