Shpëtohet foshnja e porsalindur në Indi, ishte varrosur për së gjalli

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar nga disa persona, pasi ishte varrosur për së gjalli në një fshat në Indi.

Fun

31/05/2020 19:07

Vogëlushi u shpëtua pasi fshatarët arritën që t’ia shohin këmbët, të cilët filluan menjëherë gërmimet.

Videoja amatore e publikuar nga tabloidi ‘Daily Mail’ tregon momentin kur fshatarët e tërheqin foshnjën, e cila fillimisht nuk lëviz. Më pas, ajo bëhet e gjallë.

Autoambulanca që u telefonua në vend të ngjarjes e mori vogëlushin për tretman të mëtutjeshëm në spital, e disa orë më vonë u bë e ditur se është në gjendje të rregullt shëndetësore.

Megjithatë nuk dihet se pse ishte varrosur për së gjalli dhe për sa kohë kishte qëndruar në atë gjendje, e shumë fshatarë janë lajmëruar vullnetarë për të filluar procesin e adoptimit të djaloshit. /Lajmi.net/