Shpërthim në Mitrovicën veriore, dëmtohen xhamat e një shtëpie

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Siç njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të një shtëpie. Në raportin 24 orësh të policisë, potencohet se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim. “Mitrovicë / 18.04.2024-NN. Raportohet…

Lajme

19/04/2024 09:38

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Siç njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të një shtëpie.

Në raportin 24 orësh të policisë, potencohet se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Mitrovicë / 18.04.2024-NN. Raportohet se në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.