Shpat Kasapi raportohet se është rrahur në një restorant në Kosovë, dyshohet se shkaku ishte vonesa në një dasmë
Një rrahje dyshohet se ka ndodhur në Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Paparaci nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se viktimë ishte këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij. Ata, siç raportohet, dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës…

ShowBiz
Një rrahje dyshohet se ka ndodhur në Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë.
Paparaci nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se viktimë ishte këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
Ata, siç raportohet, dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të kënduar.
Deri të rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu dyshohet se ishte edhe në gjendje të dehur.