Shpallen fotografitë më të bukura për vitin 2020

Platforma globale për iniciativa të fotografive Sony, ka ndarë çmimin 'World Photography Awards' për vitin 2020, derisa fotografitë që kanë arritur podiumin kanë lënë pak hapësirë për fjalë.

Fun

09/06/2020 22:20

Këtë vit, konkursi pati 346,000 aplikantë nga fotografë në të gjithë botën në 10 kategori – arkitekturë, kreativitet, zbulim, dokumentar, mjedis, peizazh, botë natyrore, portrete, sport dhe jetë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Titulli i Fotografit të Vitit 2020 dhe çmimi 25,000 dollarë i shkon Pablo Albarenga nga Uruguai për serinë e tij që tregon peizazhe dhe territore në rrezik nga minierat dhe agrobizneset në Amazonë.

Rrëshqitni më poshtë për t’i parë fotografitë fituese