Nata e 11 “Jo në emrin tim” , Çlirim Haziri: Ajo që po presim është veprimi
“Sonte është dita e 11 -të! 11 ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet.11 ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas 11 ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, tha organizatori i protestës, Çlirim Haziri, në protestën e sontme kundër…
Lajme
“Sonte është dita e 11 -të! 11 ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet.11 ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas 11 ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, tha organizatori i protestës, Çlirim Haziri, në protestën e sontme kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haziri kërkoi përgjegjësi institucionale.
“Prej deputetit të fundit e deri te kryeministri: Sot, në institucionet e një Kosove të lirë, përgjegjësinë që mbani e ushtroni në një shtet për të cilin është derdhur gjak. Sot bukën e hani në Kosovën e lirë falë gjakut të dëshmorëve të UÇK-së! E sot, UÇK-ja ka nevojë për institucionet e Republikës së Kosovës! Ka nevojë për përgjegjësinë tuaj! Ka nevojë për veprimin tuaj!”, tha ai.
“Prandaj mos garoni mes vete me deklarata. Mos garoni se kush e do më shumë UÇK-në. Mos u merrni me protestuesit! E keni Kuvendin! E keni votën! Votojeni ligjin! Aty tregojeni qëndrimin tuaj! Sepse historia nuk do të mbajë mend vetëm çfarë keni thënë këto ditë. Do të mbajë mend çfarë keni bërë!”, shtoi Haziri.
Në fillim të fjalimit, Haziri përkujtoi masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme të 26 shtatorit 1998, kur forcat serbe vranë 22 anëtarë të kësaj familjeje.