Nagavci dhe deputetët e VV-së vizitojnë Haxhiun, e urojnë për detyrën e kryetares së Kuvendit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie, ka vizituar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për ta uruar për marrjen e detyrës së re. Përmes një postimi, Nagavci i ka uruar Haxhiut suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie institucionale, duke theksuar rëndësinë…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie, ka vizituar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për ta uruar për marrjen e detyrës së re.
Përmes një postimi, Nagavci i ka uruar Haxhiut suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie institucionale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët në avancimin e punës parlamentare.
Ajo ka vënë në pah edhe rolin e Kuvendit të Kosovës në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen institucionale dhe miratimin e ligjeve në shërbim të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Në fund, Nagavci i ka dëshiruar Haxhiut shëndet, suksese dhe mbarësi në përmbushjen e detyrave të saj, duke shprehur besimin se bashkëpunimi institucional do të jetë në funksion të interesit publik dhe të së ardhmes së Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: