Gjini në takim me drejtorët komunalë të Aleancës: Do të jemi mburojë e qytetarëve kundër abuzimit me pushtetin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, së bashku me drejtorët komunalë nga radhët e kësaj partie, ka mbajtur sot takimin e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve, ku është diskutuar për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës. Sipas njoftimit të Aleancës, gjatë takimit janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast Gjini ka…

Lajme

20/10/2026 19:20

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, së bashku me drejtorët komunalë nga radhët e kësaj partie, ka mbajtur sot takimin e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve, ku është diskutuar për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës.

Sipas njoftimit të Aleancës, gjatë takimit janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast Gjini ka theksuar se Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët e Kosovës përballë, siç e ka cilësuar ai, abuzimit me pushtetin nga niveli qendror.

Ai u ka bërë thirrje drejtorëve komunalë që të jenë të përpiktë në punën e tyre dhe korrektë në raport me qytetarët.

Gjini ka theksuar gjithashtu se, krahas takimeve të rregullta me strukturat e partisë, Aleanca do të vazhdojë edhe takimet në terren me qytetarët, me qëllim të prezantimit të platformës politike dhe vizionit të saj për zhvillimin e vendit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: