Shokon me deklaratën e saj pas pezullimit nga spitali infermierja që punonte në bikini
Stafi ekzekutiv i spitalit të Tulit në Rusi kanë ndëshkuar me masë disiplinore një infermiere për shkak të sjelljes së saj.
Fun
Infermieria 20-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është zbardhur ende, ofronte shërbime mjekësore për pacientët me rroba mbrojtëse transparente, e cila bënte që t’i shiheshin të brendshmet, transmeton lajmi.net.
Kaq mjaftoi që fotot e saj të bëheshin virale. Fotoja arriti të shkrepej nga njëri prej pacientëve shtruar në spitalin në fjalë, i cili më pas e shpërndau në rrjetet sociale.
Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua lidhur me këtë sjellje. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu një gjë e tillë dhe vendosën të marrin masa disiplinore ndaj infermierës për fyerje të uniformës.
Infermierja 20 vjeçare deklaroi pas pezullimit se “i kishte format tejët seksi dhe se uniforma nuk e lejonte që të shfaqja linjat seksi dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente”. /Lajmi.net/