Shkon në spital që të lindë një fëmijë, në sallën e lindjes e zbulojnë se ka pesënjakë

Një histori e pabesueshme vjen nga një spital në Ambikapur, në lindje të Indisë. Një vajzë 25- vjeçare kishte shkuar në spital vetëm pak para lindjes, e bindur se do sillte në jetë një vajzë.

Bota

18/06/2016 03:41

Por kur nisën dhimbjet, mjekët kuptuan se vajza Manita Singh ishte në pritje të pesë vajzave dhe u desh një lindje e gjatë dhe shumë komplekse për t’i sjellë në jetë ato, në fillim të muajit prill.

Ditëve të fundit para se të shkonte në spital, situata ishte komplikuar dhe vajza kishte dhimbje të shumta barku, të përziera dhe marrje mendsh.

Ajo i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të bërë lindje të parakohshme për të mos rrezikuar, ndërsa ekografia e bërë pak minuta më parë zbuloi pesënjaket.