Presidenti i Iranit thirrje për kursim të energjisë: Në vend të 10 dritave, të ndizen 2
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike dhe të energjisë në përgjithësi, në një kohë kur vendi po përballet me dëmtime të infrastrukturës energjetike si pasojë e tensioneve dhe sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli. Sipas raportimeve të agjencisë gjysmëzyrtare Mehr News Agency dhe medias…
Bota
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike dhe të energjisë në përgjithësi, në një kohë kur vendi po përballet me dëmtime të infrastrukturës energjetike si pasojë e tensioneve dhe sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Sipas raportimeve të agjencisë gjysmëzyrtare Mehr News Agency dhe medias shtetërore iraniane, Pezeshkian tha se qeveria synon të “kontrollojë konsumin” e energjisë elektrike, duke theksuar se situata aktuale kërkon kursim të gjerë në përdorimin e energjisë.
Ai deklaroi: “Në vend që të ndizen 10 drita në shtëpi, të ndizen 2 drita. Çfarë problemi ka në këtë?”
Presidenti iranian shtoi gjithashtu se “armiqtë po sulmojnë infrastrukturën tonë dhe po na rrethojnë në mënyrë që njerëzit të tremben dhe situata të kthehet kaotike, njerëzit nuk duhet të lejojnë krijimin e kushteve për pakënaqësi”.
Në deklaratat e tij, ai akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për dëmtimin e infrastrukturës së vendit dhe për vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane, duke e paraqitur situatën si pjesë të një presioni më të gjerë ekonomik dhe strategjik ndaj Iranit.
Thirrja e tij vjen në një periudhë kur Irani përballet me kufizime të energjisë dhe ndikim të vazhdueshëm në shërbimet publike, ndërsa autoritetet kërkojnë të shmangin rritjen e pakënaqësisë sociale përmes masave të kursimit.