Parashikimi i motit për të dielën: Rritje e lehtë e temperaturave dhe mot kryesisht i qëndrueshëm

E diela pritet të karakterizohet nga kushte të ngjashme atmosferike me ditën e shtunë, me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell, por me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale. Sipas parashikimeve meteorologjike, rritja e temperaturave do të ndodhë si pasojë e forcimit të rrezatimit diellor dhe vazhdimit të masave stabile të ajrit në…

Lajme

25/04/2026 23:50

E diela pritet të karakterizohet nga kushte të ngjashme atmosferike me ditën e shtunë, me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell, por me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Sipas parashikimeve meteorologjike, rritja e temperaturave do të ndodhë si pasojë e forcimit të rrezatimit diellor dhe vazhdimit të masave stabile të ajrit në rajon, transmeton lajmi.net.

Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku pritet zhvillim i dobët i vranësirave konvektive gjatë orëve të pasdites, si pasojë e proceseve orografike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm gjatë ditës./lajmi.net/