Shkoi në Turqi për transplantim flokësh, i riu shokohet me rezultatin

Një djalë i ri britanik ka treguar se si ai mbeti me plagë në kokë, pasi kishte bërë një tentim për transplantim flokësh në Turqi.

Fun

17/06/2020 16:19

I riu në fjalë tentoi të kursente para nëpërmjet transplantit në Turqi, i cili pagoi rreth 1,500 euro, gati sa gjysma e çmimit të kryerjes së një ndërhyrjeje të tillë në Angli, transmeton lajmi.net.

Luke Horsfield, 26-vjeçar, teknik i teknologjisë informative me profesion, ishte i shqetësuar me gjendjen e flokëve të tij dhe gjeti një kinikë në Turqi.

Megjithatë, disa muaj pas operacionit rreth gjashtë orësh në dhjetor të vitit 2018, flokët e tij jo që nuk rriteshin, por ai pësoi edhe dëmtime.

Ai ka bërë një paralajmërim, duke thënë që duhet pasur kujdes me një process të tillë.

Luke tha se ankesat e tij binin në vesh të shurdhër dhe kur ai kërkoi një rimbursim, ata i ofruan atij një operacion tjetër për gjysmën e çmimit. /Lajmi.net/