Shkencëtarët zbulojnë kapelën që mund të nxisë rritjen e flokëve
Një kapelë që zapton lëkurën e kokës me një copëz të integruar që prodhon energji elektrike më vete, mund të luftojë rënien e flokëve, shpresojnë shkencëtarët.
Auto & Tek
Një provë e pajisjes tek babai i njërit prej studiuesve ka vërtetuar se mund të funksionojë – duke e ndihmuar atë të rigjenerojë flokët brenda një muaji, transmeton lajmi.net.
Eksperimente të tjera mbi minjtë e konfirmuan atë si efektiv, nëse jo më mirë, sesa ilaçet e përdorura për të trajtuar humbjen e flokëve.
Një pjesë e kapelës me gjerësi 1 mm dërgon impulse elektrike në lëkurën e kokës kur nxitet nga lëvizja, duke promovuar kimikate natyrale të rritjes së flokëve në lëkurë.
Studiuesit e Universitetit të Wisconsin thanë që pulset elektrike janë të buta dhe nuk duhet janë të pakëndshme për t’u përjetuar .
Ekipi tani është duke e dizajnuar një kapelë bejsbolli, i cili përmban pajisjen që rrethon gjithë pjesën e kokës, me qëllim që ta përshkojë atë tek më shumë burra. /Lajmi.net/