Shkarkimi nuk kaloi, por Abdixhiku humbi mbështetje krahasuar me Kuvendin e janarit
Edhe pse Lumir Abdixhiku i mbijetoi votimit për shkarkim dhe mbeti kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahasimi me Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 31 janarit tregon se është rritur numri i delegatëve që kërkojnë largimin e tij. Në Kuvendin e mbajtur sot, 152 delegatë votuan pro shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 170 votuan kundër. Krahasuar me…
Lajme
Edhe pse Lumir Abdixhiku i mbijetoi votimit për shkarkim dhe mbeti kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahasimi me Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 31 janarit tregon se është rritur numri i delegatëve që kërkojnë largimin e tij.
Në Kuvendin e mbajtur sot, 152 delegatë votuan pro shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 170 votuan kundër. Krahasuar me votimin e 31 janarit, kur 136 delegatë ishin deklaruar pro largimit të tij përmes pranimit të dorëheqjes, mbështetja për largimin e Abdixhikut është rritur me 16 vota, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, edhe mbështetja për qëndrimin e tij në krye të partisë ka shënuar rritje. Sot, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, gjashtë më shumë se në janar, kur 164 delegatë kishin refuzuar dorëheqjen e tij.
Ndryshim ka pasur edhe në pjesëmarrje. Në Kuvendin e sotëm morën pjesë 325 delegatë, ndërsa në atë të 31 janarit ishin të pranishëm 303.
Megjithëse iniciatorët e Kuvendit nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për shkarkimin e Abdixhikut, rezultati tregon se numri i delegatëve që kërkojnë largimin e tij është rritur krahasuar me votimin e parë të këtij viti./lajmi.net/