SHBA-ja nis sulme të njëpasnjëshme ndaj Iranit

Ushtria amerikane thotë se ka përfunduar një “valë të rëndë” sulmesh kundër Iranit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa balistike ndaj forcave amerikane, raporton BBC. Centcom-i tha se goditi “dhjetëra” objektiva të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në përgjigje të të shtënave të Iranit ndaj bazave amerikane në Jordani, bashkë me ato ndaj anijeve në…

Bota

30/07/2026 13:45

Ushtria amerikane thotë se ka përfunduar një “valë të rëndë” sulmesh kundër Iranit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa balistike ndaj forcave amerikane, raporton BBC.

Centcom-i tha se goditi “dhjetëra” objektiva të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në përgjigje të të shtënave të Iranit ndaj bazave amerikane në Jordani, bashkë me ato ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Mediat shtetërore iraniane thanë se sulmet e fundit kishin vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, në ishullin Qeshm, ndërsa lokacione të tjera u goditën në jug dhe perëndim të vendit.

SHBA-ja ka bllokuar portet dhe ka bombarduar vendet iraniane, ndërsa Irani ka qëlluar me raketa dhe dronë drejt aseteve amerikane në vendet e Lindjes së Mesme.

Kjo ka shkaktuar tensione në Ngushticën e Hormuzit, e cila është e rëndësishme ekonomikisht me lidhjen që i bën Gjirit me Detin Arabik.