Shiroka Pula kërkon koordinim më të ngushtë me Shqipërinë për avancimin e interesave të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë qëndrimit në Budapest, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Delfin Pllana, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton lajmi.net. Bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy përfaqësive…

Lajme

24/10/2026 22:38

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë qëndrimit në Budapest, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Delfin Pllana, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton lajmi.net.

Bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy përfaqësive diplomatike, koordinimin e aktiviteteve dhe bashkërendimin e angazhimeve në raport me Hungarinë.

Gjatë takimit, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ambasadave të të dyja vendeve, veçanërisht në funksion të zhvillimit të lidhjeve ekonomike e kulturore, mbështetjes së mërgatës dhe përfaqësimit të interesave të përbashkëta.

Takimi në Budapest rikonfirmoi vullnetin për koordinim më të madh diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me synimin e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimit të interesave të tyre të përbashkëta në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/